ADN-ja është ajo që vendos shpërndarjen e kilogramëve të tepërt në trupin e njeriut. Ky është zbulimi i publikuar në revistën ”Nature Genetics” nga konsorciumi ndërkombëtar ”Giant”, i cili ka përfshirë 275 studiues.
Studimi premton të ofrojë një armë të re në luftën kundër obezitetit dhe të sëmundjeve të lidhura me të, të tilla si sëmundjet e zemrës dhe ajo e diabetit.
Ekipi studiues ka identifikuar 24 rajonet e ADN-së, nga të cilat nëntë të panjohura, që grumbullojnë dhjamin në bel.
“Për herë të parë ne jeni në gjendje për të zbuluar mënyrën se si komponentët e rrallë gjenetikë ndikojnë në shpërndarjen e yndyrës në trup”, tha një epidemiolog i Universitetit të Karolinës së Veriut.
“Si rezultat i këtij studimi mund të arrihet në zhvillimin e trajtimeve për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve vaskulare dhe të diabetit të tipit 2’’, theksoi ai.
Burimi /ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.