Studim

September 28, 2019 | 8:16

Studim / Anti-depresantët nuk japin më efekt përmirësimi

Sipas një studimi të gjerë anti-depresantët nuk janë më funksionalë. Studiuesit kanë përcaktuar se shumica e njerëzve që merrnin një lloj anti-depresanti të quajtur “sterialinë” nuk kanë parë asnjë përmirësim në gjendjen e tyre shëndetësore. Ata janë shprehur të befasuar, por tashmë ishte e qartë se këto medikamente nuk kishin lidhje me depresionin dhe këto të dhëna duhet të përçohen tek të gjithë mjekët e përgjithshëm.

Studimi i botuar në Revistën “Lancet”, udhëhiqej nga studiues të Kolegjit Universitar në Londër, të cilët treguan se kishin hulumtuar gjendjen mendore të 653 personave nga mosha 18 deri në 74 vjeç, të cilët kishin përjetuar simptoma depresive. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe, njëri grup mori medikamentin placebo (të cilët nuk përmbanin veti shëruese), ndërsa grupit tjetër iu dha sterialinë.

Rezultatet treguan se simptomat depresive ishin 5% të ulëta pas gjashtë javësh tek personat që u kuruan me sterialinë, gjë e cila nuk ka asnjë provë bindëse se këto medikamente mund të bëjnë efekt.

Glyn Lewis, shefi i departamentit të Psikiatrisë në Kolegjin _niversitar të Londrës, i cili drejtoi këtë studim, bëri thirrje për një trajtim më të mirë të gjendjes së depresionit.

“Antidepresantët ndoshta funksionojnë, por jo në mënyrën e duhur. E vetmja gjë për të cilën mund të shërbejnë sadopak është trajtimi i ankthit. Ne kemi nevojë urgjente për trajtime më të mira për depresioni, gjithashtu kemi nevojë edhe për më shumë hulumtime në këtë fushë,” shtoi Lewis.

Studimi i financuar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar, është prova më e madhe që këta antidepresantë, nuk janë financuar nga industritë farmaceutike.

Në hulumtim u përfshinë njerëz me simptoma të buta dhe të rënda të depresionit, për të cilët kishte siguri klinike që kishin nevojë për trajtim. Sertralina është një medikament i zakonshëm për personat që diagnostikohen me depresion.

Helen Stokes-Lampard, kryetarja e Kolegjit Mbretëror tha se ky medikament tregon se mjekësia është shumë mbrapa për një sëmundje të thjeshtë dhe situata në shoqëri është rënduar shumë.

 

 

Burimi / https://gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top