Studim

June 20, 2019 | 11:42

Studim / Antidepresivët rrisin rrezikun e prekjes nga demenca

Ilaçet kundër depresionit mund të trefishojnë rrezikun për t’u prekur nga demenca në të ardhmen. Kështu rezulton nga një studim i fundit izraelit, në të cilin janë përfshirë 72 mijë pacientë, i cili është publikuar në revistën mjekësore të Psikiatrisë Amerikane.

Pacientët janë ndjekur dhe monitoruar për shumë vite dhe kërkuesit e Universitetit të Haifas specifikojnë se 11% e atyre që përdornin antidepresivë u prekën nga demenca. Pra përdorimi i anitdepresivëve lidhet me një rrezik të shtuar për t’u prekur nga kjo sëmundje me kalimin e moshës.

Demenca është një sëmundje e trurit që prek rreth 5% të popullsisë botërore në moshën 65-vjeçare dhe 30% mbi 80 vjeç. Prek memorien dhe aftësitë intelektuale të një personi.

 

Burimi / Klan Plus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top