Ushqyerja është një faktor shumë i rëndësishëm për parandalimin e tumoreve. Ndërkohë që, aktualisht kanceri i gjirit është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve te femrat. Sipas një studimi, i cili hap shpresa të reja në parandalimin e kësaj sëmundjeje, mund të ishte i dobishëm konsumimi i arrave edhe në rastet kur kemi të bëjmë me predispozita gjenetike.
Kërkuesit e Universitetit Marshall në SHBA, falë një testi të zhvilluar te kafshët kanë zbuluar se janë të mjaftueshme 50 gramë arra në ditë për të vepruar në mënyrë domethënëse në parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit.
Sipas studimit, përbërësit e këtij fruti, që janë vitamina E, mineralet dhe një aminoacid i quajtur arginina, janë në gjendje jo vetëm të parandalojnë, por edhe të ngadalësojnë avancimin e një tumori. Kjo, sigurisht, duke i konsumuar arrat në mënyrë të rregullt.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.