Psikologët në Universitetin Royal Holloway tregojnë se njerëzit i mbyllin sytë e tyre kur puthen në mënyrë që ta lejojnë trurin e tyre që të fokusohet te detyra që kanë në dorë. Studimi për shikueshmërinë dhe ndjeshmërinë e prekjes nga Royal Holloway i University of London, ka dalë në përfundimin se truri e ka të vështirë të kryejë një tjetër proces ndjesish, ndërkohë që është i përqëndruar te stimujt vizualë.
Psikologët Polly Dalton dhe Sandra Murphy shprehense “ndërgjegjësimi nga ndjesia e prekjes varet nga niveli i angazhimit perceptues në një detyrë vizuale konkurruese”.
Sidoqoftë, këto konkluzione, të publikuara në Journal of Experimental Psychology: Human Perception and Performance, u arritën pa studiuar puthjet e çifteve, por duke matur ndjeshmëritë vizuale, tek pjesëmarrësit në eksperimet, si reagimi ndaj një vibrimi të vogël të aplikuar në duart e tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.