Studim

August 27, 2018 | 14:23

Studim / Aspirina nuk parandalon sulmin në zemër

Marrja e një doze të ulët aspirine çdo ditë, prej kohësh ka qenë e njohur për të uljen e shanseve për një atak në zemër, goditje ose probleme të tjera të zemrës tek njerëzit e sëmurë. Megjithëse është përdorur për më shumë se një shekull, vlera e aspirinës në shumë situata është ende e paqartë.

Dhe kohët e fundit janë bërë studime të mëdha për të testuar aspirinën tek njerëzit që nuk kanë pasur asnjëherë sëmundje zemre apo probleme të lidhura me enët e gjakut.

Sipas një studimi të fundit u zbulua se aspirina nuk ndihmonte në parandalimin e goditjes apo atakut në zemre tek njerëzit sepse kishin disa kërcënime shëndetësore të tjera si pirja e duhanit, presioni i lartë i gjakut ose kolesteroli i lartë.

Një tjetër test aspirine u realizua tek njerëzit me diabet, ku rreziku për t’u zhvilluar apo për të vdekur nga sëmundjet e zemrës është më i madh. Dhe u zbulua se dobia modeste që i dha aspirina ishte kompensuar nga një rrezik më i madh i gjakderdhjes. Aspirina nuk ndihmoi në parandalimin e kancerit siç ishte shpresuar.

Dhe shtesat e vajit të peshkut, të testuara edhe tek njerëzit me diabet, nuk arritën të ndihmonin. Hulumtimi u diskutua të dielën në takimin e Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë në Mynih.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top