Aspirina e vjetër si pilula blu? Sipas një studimi të studiuesve turq, ilaçi është efektiv kundër mosfunksionimit erektil. Sipas ekipit të Zeki Bayraktar nga Universiteti Medipol i Stambollit, për 6 javë një pilulë e përditshme prej 100 mg, e zvogëloi problemin tek njerëzit e trajtuar. Në fillim të studimit 70% e 184 meshkujve të përfshirë (mosha mesatare 48 vjeçare) nuk arritën ereksion.
Deri në fund të studimit, studiuesit regjistruan një raport të “rezultatit të funksionit erektil” nga 14.3 në 30 (më pak se 50%) në 21.3 (më shumë se 75%) sipas Indeksit të Funksionit Erektil. Para së gjithash kjo gjë po bëhet për të parë efektin e ilaçit antiplatelet në mosfunksionim erektil. Studimi monitoroi 120 burra me aspirinë dhe 64 në placebo(qetësues i padëmshëm).
Gjatë 6 javëve të trajtimit, numri dhe sasia e raporteve të subjekteve u monitoruan nga hulumtuesit. Në fund të studimit ka pasur një dallim të dukshëm në përgjigjet e atyre që kishin marrë aspirinë dhe atyre që ishin trajtuar me placebo. Ky eksperiment është kryer në një numër të vogël pacientësh dhe duhet të konfirmohet nga studime më të mëdha, por sipas studiuesve duket premtuese.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.milleunadonna.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.