Studim

November 19, 2019 | 9:30

Studim / Ata që hanë më shumë, jetojnë më pak

“Nëse hani më pak, do të jetoni më shumë” – Ky është thelbi i një kërkimi shkencor prestigjioz, me të cilin biologu austriak i qelizave Austo Guido Kroemer sapo ka fituar çmimin “Lombardia Ricerca”.

Një vlerësim i promovuar nga rajoni i Lombardisë që i siguroi atij një çek prej një milion eurosh, të cilin do të jetë në gjendje ta investojë tek studimi që tashmë ka dhënë rezultate të shkëlqyera. 70% e këtij çmimi ekonomik, të dhënë nga 15 shkencëtarë të lartë italianë, do të investohet në bashkëpunim me qendrat kërkimore në Lombardi.

Studimi i Guido Kroemer ka zbuluar një mekanizëm aq të thjeshtë sa edhe të rëndësishëm: kur i fusim më pak kalori trupit, ndodh natyrshëm fenomeni natyror i autofagisë: qelizat e organizmit tonë “hanë” elementët e dëmshëm të pranishëm në trup.

Rezultati? Një lloj vetë-riparimi spontan i trupit, i cili bën të mundur zgjatjen e jetës mesatare. Reduktimi i kalorive të marra mënyrë të përditshme aktivizon mekanizmin që degradon proteinat e tjetërsuara dhe kështu e mban organizmin më të shëndetshëm.

 

Burimi / Top Channel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top