Studim

November 28, 2019 | 9:10

Studim / Ata që punojnë shumë kanë më shumë gjasa të bëhen tullacë

Nëse punoni më shumë se 52 orë në javë, ka shumë të ngjarë të bëheni tullac. Ky është rezultat i një studimi të kryer nga Shkolla e Mjekësisë Universitare Sungkyunkwan, në Korenë e Jugut, kushtuar efekteve të punës tek meshkujt.

Qëllimi i studimit të udhëhequr nga prof. Kyung-Hun Son, ishte të vlerësonte rreziqet e orëve të tepërta të punës në trupin tonë. Kjo është arsyeja pse ata intervistuan mbi 13,000 burra – përgjithësisht më të rrezikuar nga alopecia sesa gratë – të moshës midis 20 dhe 59 vjeç. Përveç studimit të aspekteve të tilla si gjendja martesore, të ardhurat dhe zakonet e tjera, si pirja e duhanit dhe alkooli, studiuesit janë përqendruar në numrin e orëve të punës.

Në Korenë e Jugut, orari mesatar i punës është rreth 50 orë në javë. Sipas Kyung-Hun Son, të punosh kaq shumë mund të jetë shumë e dëmshme dhe humbja e flokëve është vetëm një nga simptomat më të dukshme. Shkaku i rënies së flokëve do të ishte padyshim stresi, i cili do të gjeneronte ndryshime hormonale, veçanërisht atë të kortizolit, duke prekur pjesë të ndryshme të trupit përfshirë kokën.

 

 

Burimi / https://www.rds.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top