Studim

January 24, 2019 | 13:13

Studim / Bebet që zgjohen natën janë më inteligjente

Si prind i ri, me siguri që e gjitha çfarë dëshironi për beben tuaj është të jetë i shëndetshëm dhe i lumtur. Dhe, nëse bëhemi plotësisht të sinqertë, me siguri që dëshira juaj është që bebja të flejë gjithë natën në mënyrë që të bëni gjumë të mirë.

Sidoqoftë, nëse bebja ju zgjon vazhdimisht nga gjumi me të qara, atëherë kjo mund të jetë shenjë e mirë – të paktën sipas shkencëtarëve. Sipas hulumtimeve nga Universiteti i Bristolit, bebet të cilat nuk flenë gjithë natën janë më të mençura sesa ato të cilat flenë deri në mëngjes. Këtë gjë e ka deklaruar profesor Peter Fleming, i cili në universitet punon për problemet e shëndetit të bebeve dhe zhvillimit psikologjik.

Ai ka sugjeruar se bebet nuk janë të dizajnuara të flenë për periudha të gjata. Sipas tij nuk është gjë e mirë për beben ta bëjnë këtë dhe nuk ka ndonjë dëshmi që thotë se ata përfitojnë nëse flenë më gjatë.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top