Studim

April 9, 2018 | 11:20

Studim / Braktisja e Facebook-ut, redukton nivelet e stresit

Është jo pak i vogël numri i njerëzve, të cilët mendojnë një braktisje të plotë të Facebook-ut, duke fshirë profilet në rrjetin social, pas skandalit të fundit me shkelje të privatësisë së përdoruesve nga kompania analitike Cambridge.

Përveç kësaj, shkencëtarët argumentojnë se një masë e tillë mund të jetë shumë e mirë kur bëhet fjalë për shëndetin.

Një studim i kohëve të fundit nga Universiteti i Queensland ka treguar se duke e lënë Facebook-un, në një kohë shumë të shkurtër ulet niveli i përgjithshëm i stresit.

Nga një total prej 138 përdoruesve të këtij rrjeti social të përfshirë në vëzhgim, gjysma e tyre ndaloi përdorimin e Facebook-ut brenda një periudhe pesë-ditore.

Hulumtuesit matën nivelet e hormoneve të kortizolit, të njohur si hormon i stresit, para dhe pas eksperimentit. Në bazë të këtyre matjeve, ata zbuluan se niveli i stresit patologjik u zvogëlua te personat që braktisën Facebook-un.

Burimi / http://www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top