Brokoli mund të ndihmojë në vrasjen e bakterit Helicobacter pylori, një mikroorganizëm që jeton në stomakun e njerëzve që vuajnë prej tij. Ky bakter mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, të tilla si ulçera ose kanceri i stomakut.
Një studim i kryer në Japoni ka treguar se sulforaphane, një përbërje e që gjendet tek brokoli, sulmon dhe ul proliferimin e bakterit H. pylori. Studimi u krye duke administruar në minj një dietë me brokoli për dy muaj. Trajtimi jo vetëm që reduktoi praninë e bakterit, por gjithashtu reduktoi disa shënues që lidhen me një rrezik në rritje të kancerit të stomakut.
Studimi u bë edhe tek njerëzit. Gjithashtu në këtë rast është treguar se konsumi i rregullt i brokolit zvogëlon praninë e bakterit. Megjithatë, kishte një pengesë: brokoli nuk mund ta zhdukë plotësisht bakterin dhe dy muaj pas studimit, vlerat u kthyen në nivelet e tyre fillestare.
Burimi / www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.