Studim

October 17, 2018 | 11:16

Studim / Burrat maturohen në moshën 54 vjeçare

Për burrat jeta fillon në moshën 54 vjeçare. Numri mjaft i saktë është rezultat i një studimi që përcaktoi moshën në të cilën burrat rriten dhe fillojnë të gëzojnë jetën si “të rritur të vërtetë”.

Studimi i kryer mbi 1000 burra, zbuloi se kjo është epoka kur ata ndjehen “të vendosur dhe të sigurt”. Burrat marrin më shumë kohë, krahasuar me gjeneratat e tjera, për të arritur këtë fazë, kryesisht për shkak të presioneve financiare dhe atësisë së vonuar.

Sot në Shtetet e Bashkuara, 2/3 e fëmijëve lindin nga prindër mbi moshën 30 vjeç, me një moshë mesatare 32 vjeç për fëmijën e tyre të parë. Hulumtimet sugjerojnë se burrat 54-vjeçarë si Simon Cowell, Hugh Laurie dhe Kevin Spacey po fillojnë jetën e tyre.

Hulumtimi u krye edhe në Qendrën e Klinikës Crown në Mançester, duke treguar se në moshën 40 vjeçare, meshkujt ende nuk i kanë lënë pasiguritë e rinisë. Ndër pasiguritë që nuk lejojnë një burrë të piqet, gjejmë frikën për ndryshime fizike, për gjendjen financiare dhe atë të vetmisë. Pastaj vinte frika për të blerë një shtëpi, frika e humbjes së flokëve dhe frika e të qenit i papunë.

Procesi i plakjes duket gjithashtu të jetë një pengesë e madhe për arritjen e maturimit. Ka një frikë të madhe kudër flokëve dhe mjekrrës së bardhë si dhe humbjes së muskujve.

“Jemi duke jetuar shumë më gjatë dhe me rritjen e kostove të jetesës dhe atësisë së shtyrë, burrat në mënyrë të pashmangshme jetojnë akoma më gjatë”, u shpreh Asim Shahmalak i Klinikës së Kurorës.

Si mendoni ju? A kanë vërtet frikë apo thjesht refuzojnë të marrin përsipër përgjegjësitë?

 

Burimi / ognigiornomagazine.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top