Studim

April 6, 2018 | 9:13

Studim / Burrat mbivlerësojnë veten e tyre krahasuar me femrat

Burrat mbivlerësojnë më shumë veten kur vjen puna për të gjykuar inteligjencën e tyre në krahasim me femrat. Një studim i fundit nga universiteti i Arizonës ka studiuar vlerësimin që kanë për veten meshkujt dhe femrat.

Të dhënat treguan se femrat kishin një nënvlerësim për veten e tyre, ndërsa tek meshkujt ndodh e kundërta. Studiuesit i bazuan analizat e tyre në disa sondazhe me studentët e shkencave ekzakte.

Studentëve ju kërkua të vlerësonin nga 1 deri në 10 inteligjencën e tyre në krahasim me klasën dhe në krahasim me mikun e tyre të afërt. Si rezultat meshkujt në 66% të rasteve raportuan se ishin më inteligjentë përkundrejt femrave që vetëvlerësoheshin në 54% të rasteve.

Mirëpo kur meshkujt u pyetën se kush ishin më inteligjent femrat apo meshkujt në shkencat ekzakte shumica e tyre raportuan se ishin ata.

Katelyn Cooper udhëheqësja e studimit i komentoi këto rezultate si të dobishme për të shmangur nënvlerësimin e femrave në shoqëri dhe në ndarjen e profesioneve.

Ajo shpjegon se shumicat e vajzave mendojnë se nuk janë të afta për degët shkencore dhe se kjo është diçka e gabuar pasi niveli i inteligjencës është diçka e lindur dhe karakteristik që nuk përcaktohet nga gjinia.

Burimi / http://www.intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top