Studim

January 7, 2020 | 8:12

Studim / Burrat nuk e teprojnë kur janë me grip, ata vuajnë vërtetë!

Kur kemi grip është normale të mos ndjehemi mirë nga kjo sëmundje e papritur. Simptomat e gripit shpesh na detyrojnë të qëndrojmë brenda, mes çajrave bimorë dhe ilaçeve, duke rritur kështu mërzitjen tonë ndaj kësaj gjendjeje të pakëndshme. Megjithatë meshkujt kanë një epërsi shumë të veçantë: edhe me një ftohje të thjeshtë, ata nuk ndalen së ankuari dhe të tregojnë se sa vuajnë. Kur një mashkull ka grip…më mirë qëndroni larg tij!

Por, pse burrat duket se vuajnë më shumë kur janë të sëmurë? Një studim donte të hidhte dritë mbi këtë pyetje, me një eksperiment mbi minjtë. Për hulumtimin janë marr në konsideratë; gjinia, mosha dhe reagimi kundër simptomave të gripit. Ajo që ka dalë është se minjtë femra kanë një sistem imunitar më të fortë se minjtë meshkuj dhe kjo duket se vjen për shkak të pranisë së një hormoni të quajtur estradiol.

Duket se tek burrat, testosteroni ka një efekt imunosupresiv që mund të ndikojë në përfitimet e vaksinave të gripit, duke rritur shanset që ata të kërkojnë kujdes mjekësor. Tek gratë, estradiol vepron si një imunoprotektor, për këtë arsye ato kanë më pak të ngjarë të sëmuren ose të preken nga ftohja.

Pas këtij eksperimenti është arritur në përfundimin se nuk është e tepërt kur thuhet se burrat vuajnë më shumë nga gripi.

 

 

Burimi / https://www.guardachevideo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top