Pjesa më e madhe e jona e urrejnë të zihen me njerëzit që duan, mirëpo për fat të keq kjo ndodh shpesh. Kjo do të ndodhë edhe në çift, pasi në jetë, gjithmonë do të ketë disa mosmarrëveshje që krijojnë një atmosferë të ngarkuar në shtëpinë tuaj. Mirëpo grindjet familjare dhe ato në çift e kanë një anë pozitive.
Bright Side shkruan se konfliktet në familje nuk janë domosdoshmërisht të këqija për shëndetin tuaj. Ju ndoshta nuk e besoni këtë, pasi përjetoni ndjenja jo-aq-të këndshme mërzitjeje dhe zhgënjimi pasi ziheni. Ndonjëherë është e vështirë të marrësh frymë ose të qetësosh zemrën tënde gjatë një debati.
Megjithatë, një studim i ri pohon se konfliktet në familje mund të jenë çelësi për një jetë shumë më të gjatë. Por ka gjithmonë një “por”. Studiuesit thonë se nëse doni të jetoni një jetë më të gjatë, më të shëndetshme, duhet të grindeni me partnerin tuaj. Dhe kjo është mënyra e vetme për t’i bërë gjërat të funksionojnë.
Studimi u përqendrua në 192 çifte të martuara gjatë 32 viteve të fundit. Qëllimi i tij kryesor ishte të zbulonte nëse sjellja e partnerëve të tyre ndikoi në vdekshmërinë e tyre. Secili çift u pyet rreth konflikteve në jetën e tyre familjare dhe mënyrën se si zakonisht i menaxhonin.
Sipas rezultateve, një ndryshim më i madh në stilin e reagimit mes gruas dhe burrit lidhet me rritjen e rrezikut të vdekjes së hershme. Në një situatë ku njëri prej partnerëve tenton të mbajë zemërimin ndërsa tjetri e nxjerr atë, rreziku i vdekjes gati dyfishohet. Mënyra më e favorshme për të menaxhuar grindjet është të kemi një dialog të zjarrtë ku çdo partner flet për dhimbjet dhe dyshimet e tyre. Heshtja kurrë nuk ndihmon për të kapërcyer një problem.
Pse është kaq e rëndësishme që të shprehni ndjenjat tuaja?
Është e rëndësishme, sepse partnerët që nuk reagojnë në një konflikt zakonisht nuk janë të kënaqur me mënyrën se si është trajtuar grindja dhe biseda. Për shembull, një burrë donte të lyente murin e shtëpisë në ngjyrë të kaltër, ndërkohë që gruaja e tij vendosi të mos reagonte dhe të shmangte konfliktin, duke mos pranuar të nxirrte emocionet e veta. Kjo mund të çojë në stres të vazhdueshëm, rritje të tensionit në jetën familjare dhe ndikim negativ në shëndetin e bashkëshortëve. Për më tepër, në një moment, gjithçka do të dalë në shesh dhe biseda në një moment apo në një tjetër do të zhvillohet.
E shprehura juaj është e vetmja mënyrë që partneri juaj të kuptojë se çfarë ju lëndon. Çiftet që janë në gjendje të përballen me përgjigjen dhe të argumentojnë do të kenë më pak zënka në të ardhmen dhe si pasojë do të kenë edhe shëndet më të mirë. Së bashku ata do të gjejnë zgjidhjen e duhur për emocionet e tyre dhe do pajtohen me diçka që është e dobishme për të dy.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.