Cigaret elektronike risin rrezikun për të shkaktuar sulm në zemër, goditje në tru ose sëmundje të tjera të zemrës, zbulon një studim i ri.
Rreth një në 20 të rritur amerikanë përdorin cigare elektronike dhe shumë prej tyre pretendojnë se këto janë më të shëndetshëm sesa cigaret e djegshme. Përderisa kërkohen gjithnjë e më shumë, bëhet gjithnjë e më e qartë se ato nuk do të thotë se janë të sigurta.
Studimi i fundit, i kryer nga Shoqata Amerikane e Zemrës, zbuloi se sulmet në zemër janë gati 60% më të zakonshme në mesin e personave që përdorin cigare elektronike, të cilët janë në një rrezik prej 71% më të lartë të goditjes.
Kur cigaret elektronike filluan të shfaqen në raftet e dyqaneve të duhanit, ato u panë si një ndihmë për ndërprerjen e pirjes së cigareve. Por tani, është bërë e qartë se ato mund të jenë një varësi e re.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.