Studim

May 29, 2019 | 11:18

Studim / Cigaret elektronike rrisin rrezikun e sulmit në zemër dhe tru

Përdorimi i cigareve elektronike apo fenomeni i ashtuquajtur “vaping” mund t’jua rrisë rrezikun për të pësuar sulm në tru ose në zemër për shkak të aromatizuesve që gjenden aty. Shkencëtarët të cilët i kanë testuar likuidet aromatizuese që gjenden në këto pajisje, kanë zbuluar se i dëmtojnë qelizat të cilat merren me enët e gjakut dhe rrjedhimisht mund të shpie në sëmundje kardiovaskulare.

Megjithatë, cigaret elektronike mbesin një rrezik shëndetësor shumë më i vogël sesa cigaret e zakonshme, pasi nuk përmbajnë duhan, i cili shkakton kancerin në mushkëri. Sidoqoftë, cigaret elektronike përmbajnë nikotinë, e cila mund të ngushtojë arteret.

Përveç nikotinës, cigaret elektronike përmbajnë edhe aromatizues të dëmshëm, efekti i të cilave është ta bëjnë më tërheqëse thithjen e tyre. Shkencëtarët kanë zbuluar se aromatizuesit, përfshirë edhe nivele të ndryshme të nikotinës, shkaktojnë dëme në ADN, vdekje të qelizave dhe inflamacion.

Ekspertët besojnë se ky dëm në qeliza mund të shkaktojë probleme në enë të gjakut dhe të formojë bllokada, të cilat më vonë rrisin rrezikun e sulmit në zemër dhe tru. Vlen të përmendet se ky studim është publikuar në revistën “Journal of The American College of Cardiology”.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top