Studim

March 5, 2019 | 10:00

Studim / Çiklizmi, transporti që të fal më shumë lumturi

Një studim sapo ka konfirmuar atë që çdo çiklist di. Hulumtimi i ri ka studiuar metodat ditore të transportit dhe mirëqenien emocionale – efektet që ka mënyra e transportit, gjatësia, shoqëria, etj., dhe ka zbuluar se kur vjen puna për transport të përditshëm, çiklizmi është forma më e lumtur e transportimit.

Pas ekzaminimeve të ndryshme, hulumtuesit kanë treguar se transporti formon gjashtë lloje të ndryshme emocionesh – ato të lumturisë, domethënies, lodhjes, stresit, mërzisë dhe dhimbjes. Kështu, pas analizave më të hollësishme, ata kanë zbuluar se çiklizmi është forma më e lumtur e transportit, ndërkaq transporti publik është më së paku i lumtur dhe më së paku domethënës.

Ecja si formë e transportit është e ndërlidhur me të gjitha emocionet negative. Udhëtimet e gjata janë më stresuese dhe më të palumtura sesa udhëtimet më të shkurtra, ndërkaq udhëtimet për në kafene apo restorant janë më të lumturat. Nga ana tjetër, udhëtimet spirituale apo për qëllime vullnetare janë më shumë domethënëse. Gjithashtu, udhëtimi me familjen ju bën të lumtur.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top