Harrojeni këshillën se duhet të hani një mollë në ditë. Nëse vërtet dëshironi ta mbani doktorin larg, atëherë provoni të hani një copë çokollatë çdo ditë. Konsumimi i rregullt i çokollatës mund të ndihmojë trurin të mos ketë probleme të dobësimit të aftësive kognitive, sipas një hulumtimi nga shkencëtarët italianë.
E mbushur me antioksidues dhe hekur, çokollata e zezë veçse njihet si zgjedhje e mençur për adhuruesit e ëmbëlsirave, vetitë që posedon për përforcimin e trurit janë të mahnitshme. Shkencëtarët thonë se konsumimi i përditshëm i çokollatës së zezë përmirëson vëmendjen, shpejtësinë e përpunimit të informacioneve, memorien, rrjedhshmërinë verbale, etj.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.