Sipas një studim të ri shikimi i njerëzve përmirësohet menjëherë pas konsumimit të çokollatës së zezë. Një studim i realizuar në University of the Incarnate Word në San Antonio, zbuloi se çokollata e zezë menjëherë pas ngrënies mund të përmirësonte shikimin tuaj.
“Shumë pak studime kanë vënë re efektet pozitive të çokollatës së zezë në shikimin e njerëzve,”- tha profesor Jeff Rabin.
Studimi u zhvillua për një periudhë kohore prej 52 ditësh. Në studim morën pjesë 9 burra dhe 21 femra që konsumuan çokollatë të zezë dhe të bardhë për të parë sesi do të ndikonte secila në shikimin e tyre.
Çokollata e zezë është e pasur me flavonol, një antioksidues shumë i rëndësishëm. Ndërsa çokollata e bardhë ka më pak përmbajtje flavonoli.
Flavanol është një përbërës bime, i tretshëm në ujë që shfaqet në shumë fruta, perime dhe bimë. Për një periudhë afatgjatë ngadalëson humbjen e funksioneve të trupit të njeriut që vuajnë nga sëmundje si Alzheimer dhe Parkinson si edhe që kanë presion të ulët të gjakut.
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.