Nga një kërkim shkencor i pari i këtij llojit, studiuesit pohojnë se kanë gjetur se dallimet midis trurit të burra dhe grave fillojnë që në mitër.
Përfundimi ka gjasa të jetë i diskutueshëm, pasi disa ekspertë, kryesisht ata që mbështesin lëvizjet feministë, pretendojnë se ndikimet sociale janë më të rëndësishme.
Por shkencëtarët që kanë bërë skanime të trurit tek 118 fetuse në gjysmën e dytë të shtatzënisë për të analizuar lidhjet midis gjinisë dhe zhvillimit të trurit, besojnë se dallimet janë biologjike.
Profesor Moriah Thomason, nga Universiteti i Nju Jorkut “Langone”, tha se një nga dallimet kryesore ishte lidhja midis zonave të largëta të trurit. Sipas studimit, botuar në revistën “Developmental Cognitive Neuroscience”, truri tek fetuset femra në mitër prodhuan “netuork” me rreze më të gjata.
Profesor Thomason tha se kjo ishte më pak e vërtetë për djemtë, të cilët ishin ‘më të ndjeshëm ndaj ndikimeve mjedisore’.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.