Një hulumtim i ri sugjeron se, dëgjimi i muzikës klasike bën që ilaçet e presionit të lartë të gjakut të jenë më efektive.
Njerëzit në mënyrë të konsiderueshme kanë rrahje të ngadalta zemre, nëse dëgjojnë muzikë instrumentale për një orë pas marrjes së tabletave anti-hipertension, zbuloi studimi.
Autori i studimit Profesor Vitor Engrácia Valenti, nga Universiteti Shtetëror i São Paulo, tha: “Ne kemi vërejtur se muzika ka përmirësuar rrahjet e zemrës dhe ka rritur efektin e ilaçeve kundër tensionit të lartë për rreth një orë”.
Hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se muzika klasike aktivizon sistemin nervor parasympathetic, i cili ngadalëson rrahjet e zemrës së njerëzve, ul presionin e gjakut dhe stabilizon adrenalinën.
Presioni i lartë i gjakut ndikon më shumë se një në katër të rritur në MB.
Ky ndodh kur gjaku ushtron një presion më të lartë se normalja kundër mureve të zemrës, duke i vënë njerëzit në rrezik për sulme në zemër dhe goditje në tru.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.