Studim

March 12, 2018 | 14:34

Studim, dembelizmi është ngjitës

Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore “PLOS Computational Biology”, prania e njerëzve dembelë na bën të ngjashëm me ta. Studiuesit kanë matur sjelljen e 56 personave. Ata i kërkuan pjesëmarrësve të gjenin zgjedhjen që kishte bërë dikush tjetër.

Më pas, studiuesit i vunë në dijeni se çfarë kishte zgjedhur realisht ky person. Në këtë pikë, ata përsëritën pyetjen e parë dhe vunë re se, shumë e kishin ndryshuar zgjedhjen e tyre të parë, duke treguar se zgjedhja e të tjerëve kishte ndikuar tek ata. Kjo ndodh pasi njerëzit kanë tendencën për të imituar sjelljet e të tjerëve.

Sipas studiuesve: “Shumë persona janë të bindur se ‘të tjerët’ kanë në dorë zgjidhjen dhe dinë sesi të sillen sa më mirë në situata të caktuara. Në këtë rast, vullnetarët e studimit imituan të tjerët, pikërisht sepse nga ata do të mësonin sesi të silleshin.”

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 120

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top