Studim

January 5, 2019 | 8:36

Studim / Depresioni pas lindjes i baballarëve, shkakton depresion tek vajzat në adoleshencë

Baballarët që vuajnë nga depresioni pas lindjes kanë më shumë gjasa të kenë vajza që zhvillojnë probleme të shëndetit mendor në adoleshencë, thonë studiuesit. Studimet gjithnjë e më shumë tregojnë se lindja e një fëmije mund të rezultojë në depresion midis burrave dhe grave. Deri në 10% e meshkujve raportojnë simptomat krahasuar me rreth 20% të nënave. Tani studiuesit kanë zbuluar se kjo lidhet direkt me shëndetin mendor të adoleshentëve. 

Studimi i kryer në 3,000 familje nga Bristol zbuloi se vajzat kishin më shumë gjasa të vuanin depresionin rreth moshës 18-vjeçare nëse baballarët e tyre e kishin përjetuar atë pas lindjes së tyre. Djemtë, megjithatë, u gjetën të paprekur nga depresioni. Në këtë rezultat arritën studiuesit nga universitetet e Kembrixhit, Bristol, Oxford, dhe Imperial dhe UCL në Londër.

Autorët thonë se kanë gjetur se vajzat me baballarë me depresion në periudhën pas lindjes janë në rrezik të zhvillimit të depresionit pas pubertetit, por një rrezik i tillë nuk shihet tek djemtë. Studiuesit besojnë se kjo mund të jetë sepse vajzat mund të jenë më të ndjeshme ndaj mënyrës se si prindërit e tyre ndërveprojnë me ta si fëmijë, me rezultate afatgjata. Mungesa e gjumit ose vështirësia në përshtatjen me faktin se u bën prindër mund të çojnë në depresion pas lindjes te baballarët, thonë organizatat bamirëse.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top