Studim

November 23, 2018 | 10:01

Studim / Depresioni shkaktar i aritmisë

Depresioni mund të rrisë rrezikun e prekjes nga aritmia. Një studim mbi 758 mijë persona, më i madhi i kryer deri më sot, është fokusuar pikërisht mbi lidhjen e depresionit dhe aritmisë.

Rezultatet e këtij kërkimi nga Universiteti  Danimarkës Aarhus, janë publikuar në gazetën zyrtare evropiane mbi kardiologjinë me rastin e javës botërore të aritmisë.

Ekspertët janë fokusuar tek pacientët me depresion duke i vëzhguar një muaj para trajtimit me antidepresivë, një muaj pas dhe deri në një vit pas përdorimit të terapive ndaj shqetësimeve psikologjike. Dhe ka rezultuar se kur një pacient nuk trajtonte depresionin kishte 7 herë më tepër mundësi për t’u prekur nga aritmia në krahasim me bashkëmoshatarët e shëndetshëm dhe me nisjen e medikamenteve kjo mundësi ulej ndjeshëm.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top