Studim

December 19, 2018 | 12:59

Studim / Diabeti dyfishon rrezikun e prekjes nga demenca

Diabeti është i lidhur me një numër të madh të komplikimeve shëndetësore, siç janë sëmundjet e veshkave. Por, hulumtimet e reja kanë zbuluar se personat e moshuar që kanë tipin 2 të diabetit mund të kenë më shumë vështirësi edhe me mendimet dhe kujtesën.

Gjatë studimit 5-vjeçar, pjesëmarrësit me diabet kanë pasur dobësim të kujtesës verbale dhe rrjedhshmërisë. Por, ndonëse kujtesa dhe funksioni ekzekutiv (aftësitë e mendimit dhe planifikimit) ishin dobësuar në shkallë më të madhe te personat e diagnostikuar me tipin 2 të diabetit, kjo nuk ishte vërejtur në vëllimin e trurit.

Shkencëtarët thonë se janë befasuar nga ky zbulim, pasi nuk kanë gjetur një lidhje mes madhësisë së trurit dhe problemeve me kujtesën. Sidoqoftë, shkencëtarët thonë se mesazhi i përgjithshëm i këtij studimi është i thjeshtë: tipi 2 i diabetit ndikon në funksionin e trurit.

Vlen të përmendet se edhe studimet e mëhershme kanë konstatuar se diabeti mund t’ua dyfishojë personave me diabet rrezikun e zhvillimit të demencës.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top