Studim

October 11, 2019 | 8:35

Studim / Dieta me shumë fruktozë dëmton mëlçinë

Studimi i kryer së fundmi dhe i botuar në revistën “Cell Metabolism”, vuri në dukje se ushqimi i pasur me fruktozë ka ndikime negative në shëndet. Ndërsa ushqimet me përmbajtje të lartë të glukozës përmirësojnë funksionin e djegies së yndyrës në mëlçi.

Fruktoza është një lloj sheqeri që gjendet në fruta, perime dhe mjaltë. Një dietë me nivele të larta të fruktozës dëmton depot e energjisë, mitokondri dhe qelizat e mëlçisë.

Studiuesi, Ronald Kahn nga shkolla mjekësore në Harvard u shpreh se fruktoza e bën mëlçinë të grumbullojë yndyrë, pothuajse duke pasur të njëjtat efekte si një dietë me yndyrë të lartë.

“ Efektet e dëmshme të fruktozës nuk janë vetëm  për shkak se ajo ka më shumë kalori por sepse ajo ka efekte në metabolizmin e mëlçisë”, shtoi Kahn.

Studiuesit vëzhguan gjithashtu një enzimë për djegien e dhjamit e njohur si CPT1a, nivelet e ulëta të së cilës treguan se mitokondria nuk po funksiononte si duhet tek individët që kishin përdorur dietën me përmbajtje të lartë të fruktozës. Gjithashtu fuqia e qelizave ulet dhe ato bëhen të paafta për të djegur yndyrë.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top