Dieta perëndimore me yndyrë të lartë dhe sasi të ulët në fibra mund të rrisë rrezikun e listeriozës, një infeksion që kërcënon jetën.
Dieta perëndimore zakonisht është e mbushur me mish të kuq, ushqime të përpunuara, të skuqura ose me yndyrë të lartë, kokrra të rafinuara dhe sheqer. Testimet laboratorike treguan se konsumimi i kësaj dietë prek bakteret e zorrëve, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj listeriozës.
Listerioza, e cila është shumë e rrezikshme për ata që kanë sistem imunitar të dobët, shkaktohet nga bakteret ‘Listeria monocytogenes’.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.