Krishtlindja po vjen dhe ndoshta shumë prej jush kanë vendosur dhe zbukuruar pemën. Por ju duhet të siguroheni se dritat nuk janë afër modemit tuaj Wi-Fi.
Sipas një studimi të kryer së fundmi nga studiuesi Ofcom në Mbretërinë e Bashkuar, dritat mund të ngadalësojnë internetin tuaj, duke ndërhyrë në sinjalin e modemit tuaj.
E gjitha ka të bëjë me valët e padëmshme të rrezatimit, të përdorura për të shpërndarë valët e internetit në gjithë shtëpinë tuaj. Modemi juaj i dërgon këto sinjale elektromagnetike në pajisjet tuaja, për të mundësuar lidhjen me internetin, por ato mund të përzihen me sinjale të tjera.
Objekte si teli ose dritat e Krishtlindjes dërgojnë valët e tyre elektromagnetike, që më pas ndjekin rrugën e sinjalit tuaj WiFi. Nuk është e nevojshme që modemi juaj të jetë shumë i izoluar, por këshillohet të qëndrojë një metër ose më tepër larg dritave të pemës së Krishtlindjes.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.