Studim

October 6, 2018 | 12:00

Studim / Duhanpirësit janë më pak joshës

Është dëshmuar shkencërisht se njerëzve u duken duhanpirësit më pak tërheqës sesa ata që nuk pinë duhan. Studimi i kryer nga hulumtues të Universitetit të Bristolit, kishte përfshirë 500 pjesëmarrës të cilëve u ishin prezantuar fytyra me binjakë identikë.

Dy qëllimet kryesore të këtij hulumtimi kishin qenë të zbulonin se a është e mundur të kuptohet vetëm duke e parë dikë në fytyrë nëse pi duhan dhe nëse ndikon duhanpirja në faktin se sa joshës është një person.

Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në pamjen fizike të një personi, duke përfshirë moshën, gjininë dhe ambientin. Prandaj, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të sakta, hulumtuesit kanë eksperimentuar vetëm me binjakë identikë, të cilët kishin pasur të njëjtin material gjenetik, shumë aspekte të njëjta ambientore, etj.

Rezultatet kishin qenë mjaft mbresëlënëse, ku pjesëmarrësit në 70% të rasteve kishin arritur të njihnin se cili person kishte qenë duhanpirës, ndërsa si meshkujt edhe femrat kishin cilësuar si më joshës, personat që nuk konsumonin duhan.

Hulumtuesit besojnë se këto zbulime mund të shërbejnë si instrument për promovimin e lënies së duhanit, në veçanti te të rinjtë.

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top