Studim

March 15, 2018 | 13:42

Studim / Duhanpirja shkakton humbjen e dëgjimit

Pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun për dëmtimin e dëgjimit. Shkencëtarët zbuluan se duhanpirësit kishin deri në 60% më shumë gjasa që të vuajnë nga humbja e dëgjimit.

Megjithatë, rreziku për të humbur aftësinë e dëgjimit ose për të qenë të shurdhër, zvogëlohet kur duhanpirësit heqin dorë nga cigaret.

Zbulimi i bërë nga studiues japonez, ka mbledhur të dhëna nga më shumë se 50.000 njerëz, duke e shtuar dëgjimin në listën e rreziqeve të njohura nga pirja e duhanit. Dëshmitë tashmë theksojnë se pirja e duhanit gjithashtu mund të dëmtojnë mushkëritë dhe zemrën, dhe të ndikojë në shfaqjen e disa formave të kancerit.

Lidhjet mes pirjes së duhanit dhe humbjes së dëgjimit janë shpalosur vitet e fundit mes një valë studimesh që gjetën rezultate të ngjashme.

Por, kërkimet, duke përfshirë Qendrën e re Kombëtare për Shëndetin dhe Mjekësinë Globale në Japoni, ende nuk kanë zbuluar arsyen pse ndodh.

Burimi / http://www.gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top