Studim

February 19, 2018 | 12:55

Studim / E dëmshme, nëse pas të 40-ve punon më shumë se tri ditë në javë

Këtë gjë e ka sugjeruar një hulumtim i Institutit Melbourne të Kërkimeve Ekonomike dhe Shoqërore të Aplikuara: kujtesa, intuita dhe kreativiteti janë në rrezik nëse pas të 40-ve e tepron me punën.

Sapo të mbushni 40 vite jetë , duhet të zvogëloni në mënyrë drastike orarin e punës deri në maksimumi tri ditë në javë. Kjo gjë ndihmon shëndetin e trurit dhe aftësinë për të menduar. 

Sipas hulumtimit të bërë për personat mbi 40 vjeç është shumë e dëmshme që të kalojnë kufirin e 30 orëve punë në javë.

 Studimi përdori të dhëna nga anketa e të Ardhurave të Familjes dhe Dinamika e Punës, ku morën pjesë mbi 3.000 burra dhe 3.500 gra që banonin në Australi. Testi ka verifikuar aftësinë për të lexuar fjalët me zë të lartë, lëvizjen nëpër lista të numrave, si dhe lidhjen e letrave dhe numrave në kohën më të shkurtër të mundshme. 

Rezultati: Njerëzit mbi 40 vjet të angazhuar në një punë me kohë të plotë ka treguar rezultate më të këqija se sa mesatarja, veçanërisht në ato pjesë të testit ku janë kërkuar kujtesa, intuita dhe kreativiteti.

Megjithatë edhe pjesëmarrësit që thanë se nuk punuan fare arritën rezultate shumë zhgënjyese.

Kështu që për të mbajtur trurin në gjendje për të arsyetuar, zgjidhja ideale do të ishte një balancim më i mirë i marrëdhënieve midis punës dhe kohës së lirë.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.gqitalia.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top