Ecja mund të rrisë shanset për të mbetur shtatzënë. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Masaçusetsit, i botuar në revistën “Human Reproduction”.
Studimi u krye duke shqyrtuar 1214 gra të moshës 18 deri 40 vjeç për kohëzgjatjen e 6 cikleve menstruale. Të gjitha gratë kishin pësuar një abort spontan në të kaluarën.
Stilet e jetesës kanë një ndikim të rëndësishëm në mundësitë e konceptimit, sepse ato mund të nxisin një efekt në nivelin molekular.
Aktiviteti fizik si ecja është shumë i mirë për fertilitetin, sidomos për gratë mbipeshë të cilat, për shkak të gjendjes së tyre fizike, nuk mund të mbeten shtatzënë. Në rastin e këtyre grave, 10 minuta ecje në ditë, rrit shanset për të mbetur shtatzënë me 80%.
Gjatë shtatzënisë
Aktiviteti fizik është shumë i mirë edhe gjatë shtatzënisë, si për fetusin ashtu edhe për nënën. Nëse nga njëra anë sportet në shtatzëni zhvillojnë aktivitetin cerebral të fëmijës në mënyrën më të mirë, në anën tjetër ato ndihmojnë gruan të lindë natyrshëm pa qenë nevoja për operacion.
Burimi/ pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.