Studim

October 22, 2019 | 11:57

Studim / Ekspozimi i ndaj dritës blu përshpejton plaken dhe dëmton trurin

Një studim i Universitetit Shtetëror Oregon mbi mizat e frutave zbuloi se thithja e valëve LED shkatërron qelizat e trurit. Shkencëtarët vëzhguan se thjesht ekspozimi ndaj dritës së kaltër, edhe nëse nuk shkëlqen drejtpërdrejt në sy, mund të shpejtojë procesin e plakjes.

Profesori Jaga Giebultowicz, autori kryesor, tha që drita artificiale rrëzoi ‘jetëgjatësinë’ e mizave të frutave në mënyrë dramatike. Studimi ekzaminoi efektet e këtyre valëve të zakonshme LED në këtë specie insektesh pasi ajo ndan të njëjtat tipare qelizore si njerëzit.

Mizat e ekspozuara ndaj dy cikleve 12-orëshe të dritës blu dhe errësirës patën deri në 15% jetë më të shkurtër se insektet të cilat vazhdimisht jetonin në errësirë totale ose dritë natyrale. Sidoqoftë, profesori Giebultowicz thekson se ky rezultat nuk mund të zbatohet për njerëzit pasi truri i njeriut “do të merrte shumë më pak dritë sesa truri e insekteve”.

Teknologjia LED ka zënë gjysmën e tregut të përgjithshëm të ndriçimit. Ekspertët e industrisë parashikojnë që pjesa e saj do të vazhdojë të rritet, duke arritur në 60% deri në fund të vitit të ardhshëm. Sidoqoftë, dritat LED lëshojnë sasi shumë më të larta të dritës blu sesa llamba inkandeshente standarde me shkëlqim të krahasueshëm.

Drita blu, e cila ka një nga zgjatjet më të shkurtra të valëve, lëshohet gjithashtu nga ekranet e sheshta, telefonat inteligjentë dhe tabletat. Prej kohësh dyshohet të jetë arsyeja që punëtorët e turnit të natës, të ekspozuar më gjatë ndaj dritës artificiale, kanë një rrezik më të madh të prekjes nga kanceri. Drita ul prodhimin e melatoninës, e cila luan një rol kryesor në rregullimin e orës së trupit.

Kjo mund të prishë hormonet e tjera. Si kanceri i prostatës ashtu edhe i gjirit dihet se kanë të bëjnë me hormonet. Drita blu mund të depërtojë në shtresën më të thellë të lëkurës, duke e bërë atë më të hollë dhe më të brishtë.

 

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top