Studim

July 6, 2019 | 8:16

Studim / Ekspozimi në ambient të zhurmshëm rrit rrezikun e sulmit në zemër

Sulmi në zemër është i papritur dhe tronditës. Dhimbja kryesisht fillon në gjoks, por shumë shpejt mund të shpërndahet në duar, në mjekër, qafë, shpinë apo bark. Sulmi në zemër mund të jetë fatal, prandaj është e nevojshme që njerëzit t’i kuptojnë mirë faktorët që rrisin rrezikun.

Faktorët e caktuar të stilit të jetesës që rrisin rrezikun e sulmit në zemër njihen, por një studim i ri ka zbuluar edhe një lidhje interesante me ambientin që ju rrethon. Sipas hulumtimeve ekspozimi në ambient të zhurmshëm e rritë rrezikun e sulmit në zemër dhe në tru duke ndikuar në aktivitetin e regjionit të trurit që përfshihet në reagimin ndaj stresit.

Ky reagim promovon inflamacion të enëve të gjakut, e që është shkaktar i zakonshëm i sulmeve të zemrës. Pra, sipas zbulimeve, personat që vazhdimisht i ekspozohen zhurmave të mëdha janë më të rrezikuar nga sulmet e zemrës dhe të trurit, pavarësisht faktorëve të tjerë të rrezikut.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top