Thonë se zëvendësimi i sheqerit me ëmbëlsues ndikon pak. Po sa ndihmojnë për t’u dobësuar? Sipas studiuesve, ndikojnë fare pak. Përkundrazi, në disa raste, kanë tendencën që t’ju shëndoshin.
Ky është përfundimi i një studimi të botuar nga “Journal of the American Medical Association” (Gazeta e Shoqatës Amerikane Mjekësore). Është e vërtetë, shpjegojnë studiuesit, që në këto rrethana (zaharina dhe ëmbëlsues të tjerë) janë pothuajse pa kalori, por mund të ndikojnë me qendrat nervore të shijes dhe të rrisin dëshirën për ushqime të ëmbla e ëmbëlsira.
Studime të fundit te kafshët e konfirmojnë këtë: minjtë kavie që ushqehen me zëvendësues të sheqerit e humbasin aftësinë për t’u ushqyer në mënyrë të efektshme.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 125
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.