Studim

May 16, 2019 | 10:48

Studim / Estetistet e thonjve 100 herë më shumë të rrezikuara nga kanceri

Estetistet e thonjve janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të kimikateve që mendohet se shkaktojnë kancer, sugjeron një hulumtim i ri.

Shkencëtarët studiuan gjashtë sallone dhe zbuluan se ajri i tyre  ka përbërje toksike. Kjo lloj pune mund të shkaktojë disa forma të kancerit, duke përfshirë karcinoma të qelizave, limfoma dhe leucemi. Madje ekspozimi ndaj këtyre kimikateve për mbi 20 vjet mund të rrisë rrezikun e kancerit me 100 herë, thanë hulumtuesit.

Ata paralajmërojnë se ekspozimi i zgjatur ndaj kimikateve mund të dëmtojë rëndë shëndetin e një estetisteje. Madje ato dëmtohen po aq sa punëtorët në fabrikat e naftës. Studimet sugjerojnë se këta punonjës janë të rrezikuar nga kanceri i stomakut, ezofagut dhe mushkërive.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top