Studim

April 4, 2018 | 14:21

Studim / Fëmijët autikë më të rrezikuar për t’u prekur nga ankthi

Fëmijët autikë janë më të rrezikuar që të preken nga ankthi dhe çrregullimet e humorit. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Instituti Kennedy Krieger në SHBA, i cili ka zbuluar se fëmijët e diagnostikuar me mungesë përqendrimi, çrregullimin e hiperaktivitetit dhe autizëm kanë më shumë gjasa të preken nga çrregullimet e humorit dhe të ankthit.

Ekipi i hulumtuesve realizoi një studim me 3.319 fëmijë të grupmoshës 6-17 vjeç ku në përfundim 1,503 prej tyre shfaqen çrregullimet e mësipërme.

Fëmijët u monitoruan për 7 vite nga viti 2006-2013 nga ‘Interactive Autism Network’.

Hulumtuesit morën në shqyrtim diagnozën e çrregullimit të humorit dhe të ankthit që prindërit e fëmijëve raportuan. Të dhënat përfundimtare të studimit treguan se fëmijët me mungesë përqendrimi, çrregullimin e hiperaktivitetit dhe autizëm kishin risk 2 herë më të lartë që të zhvillonin ankthin në krahasim me fëmijët e tjerë të shëndetshëm.

Sipas studimit mosha e madhe e fëmijës kishte më shumë gjasa që këto dëmtime psikike të ishin më të zhvilluara.

Drejtuesja e studimit Eliza Gordon Lipkin ka deklaruar se rëndësia e këtij studimit ka të bëjë me ndryshimin që fëmijët hiperaktivë dhe me autizëm kanë dhe këto sëmundje s’mund të trajtohen si të njëjta.

Rreth 10% e fëmijëve në SHBA janë të diagnostikuar me mungesë përqendrimi dhe çrregullimin e hiperaktivitetit ndërsa 2% me autizëm.

Burimi / http://www.intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top