Studim

August 16, 2018 | 14:55

Studim / Fëmijët me diabet jetojnë më pak

Jetëgjatësia e atyre të diagnostikuar me diabet në moshë të re është mesatarisht 10 vjet më e vogël sesa e pacientëve me diabet që janë diagnostikuar më vonë, tregojnë zbulimet e publikuara në ‘The Lancet’.

Gjithashtu, jetëgjatësia e fëmijëve me diabet është 16 vjet më e vogël sesa e personave që nuk e kanë fare sëmundjen.

Rreth gjysma e individëve me diabet të tipit 1 diagnostikohen para moshës 14-vjeçare, gjë që i ka nxitur autorët e këtij studimi të thonë se është e nevojshme të konsiderohen metoda të hershme të mjekësisë për trajtimin e këtyre rasteve.

Zbulimet e tyre sugjerojnë se individët e diagnostikuar para moshës 10-vjeçare janë 30-fish më të rrezikuar nga sëmundjet serioze kardiovaskulare si sulmet e zemrës sesa njerëzit e shëndetshëm.

Në krahasim me këtë, nivelet e rrezikun janë rreth 6-fish më të larta për ata që janë diagnostikuar mes moshës 26 dhe 30 vjet.

Autorët theksojnë ndikimin që diabeti i tipit 1 ka te të rinjtë dhe thonë se nuk duhet të nënvlerësohet.

Vlen të përmendet se disa prej simptomave më të shpeshta të diabetit janë urinimi i shpeshtë, etja, problemet me pamje, humbja e peshës. 

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top