Ekziston një lidhje pozitive midis sportit dhe të mësuarit: fëmijët që kombinojnë aktivitetin fizik me studimin kanë performancë më të mirë akademike. Fëmijët që ushtrojnë aktivitet sportiv rregullisht janë më mirë me rezultate në shkollë sesa moshatarët e tyre që qëndrojnë pasivë. Aktiviteti fizik jo vetëm që e mban trupin të shëndetshëm, por edhe mendjen
Sporti në fëmijëri është po aq i rëndësishëm sa arsimi, i cili është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin. Sidoqoftë, disa prindër nuk i inkurajojnë fëmijët e tyre të ushtrohen rregullisht, shpesh nga frika se mos lënë pas dore detyrimet e tyre shkollore. Ata nuk e dinë, megjithatë, që sportet gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës kanë efekte pozitive që lejojnë të arrihen rezultate të mira edhe në shkollë, duke përmirësuar ecurinë.
Sportet dhe mësimet
Ekziston një lidhje pozitive midis sportit dhe të mësuarit: fëmijët që kombinojnë aktivitetin fizik me studimin kanë performancë më të mirë akademike. Kohët e fundit një studim i kryer nga një grup studiuesish nga Universiteti i Teheranit e ka treguar këtë dhe botuar në revistën mjekësore Journal of Sport and Science. Analiza është realizuar në 56 vajza të moshës 15-16 vjeç, të ndarë në dy grupe dhe të monitoruara për gjashtë javë: grupi i parë mori pjesë në një trajnim, ndërsa grupi tjetër mori vetëm rekomandime për aktivitete fizike. Rezultatet zbuluan se vajzat që morën pjesë në trajnim ishin në gjendje të rritnin performancën e tyre në shkollë në krahasim me pjesën tjetër.
Kultura sportive mungon
Në disa vende, ata që luajnë sport “shpërblehen” për hyrjen në universitet. Në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Evropës (sidomos në Veri) edukimi fizik ka të njëjtën vlerë si disiplinat e tjera, ndërsa në vende si yni aktiviteti sportiv shpesh vlerësohet si kohë e çmuar e marrë nga shkolla. Prandaj një “kulturë sportive” është e nevojshme si në përfaqësuesit e shkollës ashtu edhe te prindërit. Për adoleshentët që kalojnë pasdite para TV dhe pajisjeve të tjera dixhitale, praktikimi i sportit është thelbësor. Për këtë arsye, së bashku me prindërit e tyre, shkolla duhet të luajë rolin delikat të menaxhimit të angazhimit skolastik dhe sportiv, duke shmangur “braktisjen” e sportit për arsye të lidhura me studimin.
Aktiviteti fizik, përveç përmirësimit të performancës në shkollë, ndihmon në ndërtimin e kockave dhe muskujve të fortë, ruajtjen e një peshe të shëndetshme dhe një zemre të shëndetshme dhe luftimin e ankthit dhe depresionit.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.