Studim

April 19, 2019 | 12:10

Studim / Fëmijët që nuk ushqehen shëndetshëm kanë performancë më të dobët në shkollë

Fëmijët që nuk hanë shëndetshëm në shtëpi mund të kenë një performancë më të ulët në shkollë, sugjeron një studim i ri.

Studiuesit hulumtuan se si pasiguria ushqimore, që nënkupton sasi të pakët të ushqimit të sigurt, ndikon në aftësinë e të mësuarit të fëmijëve në Indi. Ekipi vëzhgoi pabarazitë në arritjet e të nxënit për fëmijët mbi një hark kohor prej 12 vjetësh. Ata pastaj analizuan nëse dietat e varfra në shtëpi kur fëmijët ishin 5, 8 dhe 12 vjeç ishin të lidhura me rezultatet e testit më të ulët kur ishin 12 vjeç.

Gjetjet? Dietat e pamjaftueshme në të gjitha moshat pengojnë të mësuarit. Për të paktën një fazë gjatë periudhës së studimit, 47% e fëmijëve përjetuan pasiguri të ushqimit në familje, duke lënë mënjanë ushqimet dhe duke ngrënë më pak, nëse ishte e nevojshme. Por 18% e familjeve më të pasura në studim përjetuan pasiguri të ushqimit, duke shpjeguar se dietat nuk varen vetëm nga aspekte financiare.

Të dhënat treguan rezultate të ulëta të leksikut, leximit, matematikës, gjuhës lokale (Telugu) dhe anglishtes gjatë adoleshencës së hershme, por mënyra se si dietat prekën secilin nga lëndët ndryshonin në mosha të ndryshme.

Fëmijët që përjetuan pasiguri të ushqimit në moshën 5 vjeçare kishin rezultatet më të ulëta në të gjitha lëndët. Në moshën 12 vjeçare, pasiguria e hershme dhe afatgjatë e ushqimit duket të jetë parashikuesi më i qëndrueshëm i shkathtësive të leximit të dëmtuar dhe zhvillimit të fjalorit.

Për lëndë të tilla si leximi dhe fjalori, krijimi i aftësive themeluese në fillim është shumë i rëndësishëm, kështu që pasiguria e ushqimit në fillim të jetës mund të pengojë ndërtimin e këtyre aftësive të hershme. Matematika, nga ana tjetër, është një lëndë që kërkon që një person të ndërtojë në mënyrë të vazhduar mbi aftësitë e mëparshme. Pra, pasiguria e ushqimit prek aftësinë e të mësuarit të lëndës së matematikës në të gjitha nivelet.

Të bësh një të fëmijë të hajë një vakt të ekuilibruar nuk është gjithmonë e lehtë, por është thelbësore për zhvillimin e tyre.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top