Studim

April 4, 2018 | 10:06

Studim / Fëmijët vuajnë nga depresioni që në moshën 4-vjeçare

Sipas një studimi tronditës fëmijët deri në 4 vjeç vuajnë nga simptomat e depresionit dhe ankthit.

Nxënësit në shkollat fillore janë duke përjetuar çrregullime të ngrënies, dëmtimit të vetes, kriza paniku madje edhe deri në mendime vetëvrasëse.

Mësuesit paralajmërojnë se problemet e shëndetit mendor, bullizmi dhe ngacmimet seksuale janë bërë pjesë e përditshme e jetës për shumë fëmijë. 1 në 7 raste të problemeve me shëndetin mendor prekin fëmijët e moshën nga 4 – 7 vjeç ndërsa çereku i rasteve janë fëmijët nga 7 – 11 vjeç.

Shëndeti mendor në mesin e adoleshentëve ka qenë temë shqetësuese për shumë vite shoqëruar me rritjen e përdorimit të rrjeteve sociale dhe fiksimit për t’u bërë si njerëzit e famshëm.

Megjithatë, studimi i NASUWT thotë se probleme të tilla si depresioni po zhvillohen në moshat gjithnjë e më të vogla.

Studiuesit paralajmërojnë se mediat sociale po i dëmtojnë emocionalisht fëmijët dhe të rinjtë. Chris McGovern tha se fëmijët janë të varur nga teknologjia dhe analiza e vetvetes, duke shtuar: ” Kjo është një simptomë e shoqërisë sonë sot dhe ndikimi i keq i mediave sociale.”

Burimi / http://www.oranews.tv

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top