Një hulumtim i shkencëtarëve në Mbretërinë e Bashkuar thotë se gratë që pinë duhan dhe kanë diabet ose presionin e lartë të gjakut janë më të rrezikuara nga një sulm në zemër më shumë sesa burrat me të njëjtat simptoma.
Edhe pse rreziku i një sulmi në zemër është më i ulët tek gratë sesa tek meshkujt e të gjitha moshave, faktorë të caktuar të rrezikut duket se kanë një ndikim më të madh tek gratë. Sipas studimit, gratë që pinë duhan kishin tri herë më shumë gjasa të kishin një sulm në zemër sesa gratë që nuk pinin duhan, por në meshkuj, pirja e duhanit vetëm dyfishoi rrezikun e tyre.
Pavarësisht se kush preket më shumë ajo çfarë është e rëndësishme është që si meshkujt dhe femrat të kujdesen shumë për shëndetin e tyre dhe të ruajnë normat në çfarëdo lloj rasti.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.