Studim

December 5, 2018 | 15:02

Studim / Femrat me vithe të mëdha janë më të shëndetshme dhe më inteligjente

“Ka shumë prova që tregojnë se depozitimet e yndyrnave nuk janë të njëjtat në trup”, thotë doktor Robert Kushner, profesor i mjekësisë, specializuar mbi obezitetin në Spitalin Northwestern të Chicago-s.

Dhjami i barkut është më “aktiv metabolikisht”, shpjegon Kushner, që do të thotë se në përgjithësi ka efekt më të madh në tru dhe në trup, krahasuar me dhjamin e magazinuar në pjesën e poshtme të trupit që zakonisht rri më gjatë i cili tërheq më pak citokina ose proteina të lidhura me rezistencën e insulinës dhe fillimin e diabetit.

Rregullimi i shtimit të peshës në tru

Një tjetër faktor i lidhur me shpërndarjen e yndyrës tek gratë është leptina që njihet edhe si ‘hormoni i dobësimit’. Nivelet e leptinës, thelbësore për rregullimin e oreksit, janë të lidhura edhe me pasjen e vitheve të mëdha.

Tek njerëzit obezë, truri rresht së përgjigjuri tërësisht hormonit, duke bërë që personi në fjalë të ketë rezistencë ndaj leptinës, diçka e ngjashme me rezistencën ndaj insulinës. Të kesh vithe të bëshme, favorizon edhe nivelet e leptinës në trupin femëror dhe adiponectinës, një hormon me karakteristika anti-inflamatore, mbrojtëse vaskulare dhe anti-diabetike.

Indet dhjamore të vitheve kapin grimcat yndyrore të dëmshme dhe parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare.

Të kesh vithe të mëdha do të thotë të kesh tru të madh

Të kesh vithe të mëdha kërkon sasi të konsiderueshme të yndyrnave Omega 3, të cilat kanë treguar se janë shumë të domosdoshme për zhvillimin e trurit, kujtesës dhe aftësive njohëse. Kërkimi tregon edhe se, fëmijët e lindur nga gratë me vithe të bëshme, janë më inteligjentë se ata të lindur nga nëna më të holla dhe me më pak forma.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top