Përveç sigurisë, gjumi me partnerin redukton edhe nivelin e hormonit të stresit, i cili lidhet me proteinat përgjegjëse për sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet autoimune.
Gërhitja, djersitja dhe tërheqja e jorganit janë arsyet kryesore pse çdo i katërti çift insiston për gjumin në dhoma të ndara. Por hulumtimet e bëra nga Universiteti Pittsburgh kanë zbuluar që gjumi në të njëjtin shtrat është shumë i mirë për zemrën.
Fjetja me partnerin redukton nivelin e hormonit të stresit, kortizolit dhe ofron ndjenjën e sigurisë.
Niveli i rritur i kortizolit lidhet me citokinet, proteinat të cilat shkaktojnë inflamacion dhe mund të shkaktojnë sëmundjet e zemrës, depresion dhe sëmundjet autoimune. Gjumi në të njëjtin krevat redukton nivelin e atyre proteinave.
“Ndarja e shtratit me dikë që doni rrit nivelin e oksitocinës, hormonit të dashurisë, çka mundëson lidhje edhe më të fortë. Edhe pse ky hormon më së shpeshti lidhet me seksin, deri te lirimi i tij gjatë përkëdheljes dhe bisedës ledhatuese para gjumit” – pohon dr. David Hamilton.
Sa më shumë që ledhatoheni, aq më shumë oksitocinë prodhoni, gjë që nxit dëshirë më të madhe për prekje. Hormoni i dashurisë vepron si varësi, ka shtuar ai.
Oksitocina vepron pozitivisht në zemër dhe ulë tensionin e gjakut, ndërsa “sillet” si ilaçet për angina pektoris, sepse ndihmon trupin në prodhimin e oksidit nitrik i cili zgjeron enët e gjakut, ka shpjeguar dr. Hamilton.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.