Studim

September 27, 2019 | 11:00

Studim / Frika e diagnostikimit me kancer largon pacientët nga doktori

Sado e tmerrshme të jetë një diagnozë e mundshme e kancerit nga mjeku juaj, një studim i ri paralajmëron që ju duhet të zhvilloni vizitat patjetër tek doktori. Pse? Pacientët që nuk shkojnë tek mjeku edhe kur kanë simptoma të kancerit kanë 12% më shumë gjasa të vdesin brenda një viti pas diagnozës, raportojnë studiuesit britanikë.

Ata që më shumë e neglizhojnë vizitën tek mjeku janë burrat nën 30 ose mbi 85 vjeç, njerëz që jetojnë në zona të varfra dhe ata me simptoma gastrointestinale, zbuloi studimi. Për studimin, studiuesit mblodhën të dhëna për më shumë se 100,000 pacientë të cilët ishin referuar nga rreth 100 mjekë të ndryshëm të përgjithshëm në veri të Anglisë.

Shumica e pacientëve (95%), zhvilluan takimet e tyre, por 5% jo. Edhe pse vetëm 1 nga 18 pacientët që shkonin në takim me mjekun u diagnostikuan me kancer, këta pacientë ishin në gjendjen e tyre më të keqe. Në mesin e pacientëve me kancer, 35% prej tyre kishin sëmundje të përparuar, krahasuar me 19% të atyre me kancer që zhvillonin rregullisht takimet e tyre me mjekun.

“Neglizhenca e vizitës urgjente tek pacientët të dyshuar për kancer përfshin vetëm pak pacientë, por ndodh tek grupe disi të parashikueshme,” tha studiuesi Dr. Peter Knapp, nga departamenti i shkencave shëndetësore në Universitetin e York-ut.

“Hulumtimi ynë sugjeron që të bëhet më shumë ndërgjegjësim për të identifikuar individët që ka rrezik të mos shkojnë tek mjeku dhe t’u ofrohet mbështetje shtesë”, tha ai.

Raporti u botua në revistën Epidemiology Cancer.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top