Studim

December 6, 2018 | 11:08

Studim / Gjelbërimi ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes së parakohshme

Jetesa pranë rrugëve me pemë dhe afër parqeve ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e hershme. Studiuesit amerikanë analizuan shëndetin kardiovaskular tek më shumë se 400 njerëz në të gjithë SHBA-në duke përdorur mostrat e urinës dhe gjakut. Ata pastaj matën nivelin e gjelbërimit dhe cilësinë e ajrit të shtëpisë duke përdorur imazhet satelitore të NASA-s.

Rezultoi se njerëzit që jetonin në zona të gjelbëruara apo afër parqeve publike kanë aftësi më të larta për të riparuar enët e gjakut dhe më pak stres. Kjo u konstatua te të gjithë ata që banonin në zonat e gjelbëruara pavarësisht nga mosha, gjinia, etnia, madje edhe nga statusi i tyre i pirjes së duhanit. Ekspertët thonë se gjetjet theksojnë rëndësinë e aksesit në hapësira të gjelbëruara për të gjithë.

Por kjo është më pak e zakonshme në komunitetet e pafavorizuara të cilat tashmë kanë një rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe stresit. Studimi, i botuar në revistën e Shoqatës Amerikane të Zemrës është i pari që statistikisht vlerëson lidhjen midis gjelbërimit dhe shëndetit të zemrës. Edhe një studim i botuar vitin e kaluar arriti në përfundimin se njerëzit që jetonin më pranë pyjeve kishin një shëndet më të mirë mendor sesa bashkëmoshatarët e tyre urbanë. Studiuesit gjetën se ata kishin funksionim më të mirë të zonës së trurit që kontrollon emocionet.

 

Burimi / intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top