Një ekip studiuesish gjermanë tregoi se foshnjat të cilët bëjnë një gjumë prej 50-minutash gjatë ditës e kanë më të lehtë të flasin dhe të “lidhin” fjalët me kuptimin e tyre.
Studimi është bërë në një grup të foshnjave të moshës midis gjashtë dhe tetë muajsh nga hulumtuesit në Institutin Max Planck. Të gjithë iu nënshtruan një eksperimenti të thjeshtë që synonte vlerësimin e aftësive të tyre gjuhësore. Në fillim autorët kanë sjellë në vëmendje disa objekte të vogla për të cilat ata kanë dhënë emra të dashur. Në një moment të dytë ata u treguan atyre objekte të tjera, me formë ose ngjyrë të ndryshme, por t’i thirrur me të njëjtat pseudonime. Pastaj, ata i ftuan prindërit që të vinin fëmijët e tyre në gjumë dhe përsëritën testin pas zgjimit. Ky test u krye disa herë.
Gjumi ndikon në aftësitë gjuhësore
Duke respektuar sjelljen e fëmijëve, studiuesit vunë në dukje se disa fëmijë kishin vështirësi në ndërtimin e një lidhje mes objekteve dhe fjalëve: ata kishin vështirësi në shoqërimin e gjërave me një emër. Përveç atyre që kishin marrë një sy gjumë prej 50-minutash. Në fakt, foshnjat të cilët kishin duke pushuar për më pak se një orë, kur u zgjuan dukeshin më mirë në gjendje për të njohur fjalën e duhur për objektin në fjalë se sa ata që nuk kishin fjetur ose kishin fjetur më shumë ose më pak. Sipas ekspertëve, një sy gjumë i moderuar mund të ndihmojë në konsolidimin e njohurive të reja, duke favorizuar kështu zhvillimin e gjuhës së fëmijëve.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.