Një studim i ri i kryer në Suedi, ka zbuluar se personat që konsumojnë një gjysmë gote verë në ditë kanë rrezikshmëri më të ulët ndaj depresionit.
Janë studiuar zakonet e jetesës të 5,000 personave gjatë një periudhe 12-vjeçare, për të parë se si alkooli ndikon në gjendjen e tyre mendore. Personat janë më të lumtur nëse konsumojnë 14 njësi alkooli në javë, ose ekuivalente e 10 shisheve birrë dhe pak më pak se 10 gota verë. Ata që zgjedhin të mos pinë përfundojnë me 70% rrezikshmëri më të lartë ndaj depresionit.
Ndërkaq, mendohej se gratë në moshë të thyer ishin të rrezikuara ndaj konsumimit të alkoolit por është zbuluar se ishte një ndihmesë e madhe për moshën e thyer. Nëse nuk arrini ta besoni, në zonat blu nëpër botë, jetëgjatësia është më e madhe, ku shumica konsumojnë të paktën 1 gotë në ditë.
Burimi / TopChannel
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.